Botë

Përplaset një autobus me një cisternë 57 të vdekur

11.01.2015 14:48

Policia pakistaneze ka bërë të ditur se së paku 57 njerëz kanë vdekur, pasi një autobus pasagjerësh është përplasur me një cisternë të naftës, pranë qytetit Karaçi...

Zyrtari i policisë, Rao Muhammad Anvaar, ka thënë se autobusi ka qenë i mbingarkuar me njerëz, në kohën e aksidentit. Të dyja automjetet kanë shpërthyer në flakë pas përplasjes.
 
Zyrtarët kanë thënë se shumë trupa janë djegur nga temperaturat e larta që ka shkaktuar djegia e naftës.