Maqedoni

Infeksionet bakteriale, Islami: Kujdes me antibiotikët, konsultohuni me mjekët

18.06.2022 17:12

Infeksionet bakteriale janë karakteristike për stinën e nxehtë për shkak të temperaturave të larta...

Infeksionet bakteriale janë karakteristike për stinën e nxehtë për shkak të temperaturave të larta, por edhe sepse disa ushqime me bazë proteinike zhvillojnë infeksione mikrobike dhe parazitare. Pediatrja Mevlane Islami këshillon për kujdes të shtuar  mbi higjienën personale. Në rast se fëmija ka barkqitje, ka prindër që nxitojnë në farmaci dhe marrin ilace pa u konsultuar me mjekët pediatër. Por kjo mund të ketë efekt negative te fëmija. Prandaj këshilllon të mos ndërmerni asnjë veprim pa u udhëzuar me mjekun.
 
“Fëmijët janë kategoria më e prekur prandaj të njejtëve u nevojitet edukim shëndetësor mbi higjienën personale. Megjithëse prindërit insistojnë në zgjedhjen e përdorimit të antibiotikëve pa konsultimin e mjekëve, në këto raste përdorimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm tek infeksionet virusale, ato mandej mund të ndikojnë edhe negativisht në shëndetin e fëmijës. Përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të ndikojë në rëndesën e keqe të shëndetit, mund të shkaktojë rezistencë, mund t’i dëmtojë bakteriet e mira të cilët gjenden në aparatin tretës. Në këto raste duhet konsultuar mjeku amë dhe mos të bëhet përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve.”, tha për TVM2 Mevlane Islami, specializante në pediatri.
 
Mjekët këshillojnë ushqime të freskëta, e në pamundësi për t’i ruajtur në kushte frigoriferike, ushqimet që rrinë jashtë të konsumohen brenda 24 orëve, sepse më vonë janë burim infeksioni.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI