Maqedoni
Propozimi francez, përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së
18.06.2022 17:40
Propozimi francez ka përplasur VMRO-DPMNE-në opozitare me LSDM-në në pushtet....

Propozimi francez ka përplasur VMRO-DPMNE-në opozitare me LSDM-në në pushtet.
Nga ajo që u publikua në media propozimi francez është një fiasko e plotë dhe realizim i të gjitha kërkesave bullgare pa asnjë garanci për vendin, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
“A do ta pranojë LSDM bullgarizimin e heshtur apo refuzimin e plotë të Maqedonisë nga procesi i integrimeve evropiane? LSDM i bën goditje identitare ekzistencës së popullit, shtetit dhe identitetit. Propozimi francez është kërcënim dhe një fiasko e plotë e Kovaçevskit dhe për këtë ai duhet të japë dorëheqje.”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
Por nga LSDM thonë se këtyre ditëve është vërtetuar edhe një gënjeshtër e VMRO-DPMNE-së, se asimilimi dhe bullgarizimi i maqedonasve nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Sipas social demokratëve ky është vetëm një tentim i dukshëm i Hristijan Mickoskit për të frikësuar qytetarët.
“Kush e di për të satën herë VMRO-DPMNE përdor manipulime të rrezikshme dhe teza që i groposin pozicionet tona të garantuara për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në bisedimet me Bullgarinë”, theksojnë nga LSDM, duke shtuar se VMRO po pretendon të përfitojë politikisht.
