Maqedoni

Komiteti i Helsinkit, kritika për gjendjen e burgjeve në RMV

18.06.2022 18:00

Komiteti i Helsinkit ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në burgjet e Maqedonisë së Veriut...

Komiteti i Helsinkit ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në burgjet e Maqedonisë së Veriut, pas njoftimeve për konfiskim të thikave, drogës dhe celularëve në burg. Ky komitet vlerëson se duhet llogaridhënie për të gjitha problematikat nëpër burgje.
 
“Gjatë vizitave tona, përveç mangësive të tjera të shumta, për të cilat rregullisht e informojmë opinionin dhe institucionet kompetente, gjithmonë janë vërejtur thika në dhomat e të dënuarve në pavijonin e mbyllur të institucionit, por edhe në pavijone të tjera, siç ka qenë rasti gjatë vizitës së fundit në Burgun e Idrizovës, e realizuar në qershor të këtij viti” thuhet në reagimin e Komitetit të Helsikit, duke shtuar se kanë apeluar për rrezikun e vetë-lëndimit nga të dënuarit, spor si sqarim gjithmonë u është thënë se nuk kanë dhomë të veçantë për ngrënie, prandaj kanë thika në dhomat e tyre. “Për pasojë, të dënuarit kanë mbetur të plagosur në ndonjë zënkë dhe ka pasur incidente kur të burgosurit kanë goditur me thikë pjesëtarët e policisë së burgjeve”.
 
Në deklaratën e Komitetit e Helsninkut më tej thuhet se nëse edhe në këtë rast shmanget përgjegjësia e drejtpërdrejtë, vështirë se mund të presim ndryshimet e dëshiruara pozitive në sistemin e përgjithshëm të vuajtjes së dënimit. Poashtu ata e theksojnë problemin e korrupsionit në burgje.