Haxhiu: Do të nis vetingu dhe konfiskimi i pasurisë në Kosovë
Komisionit të Venecias ka dhënë vlerësimin për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës...

Komisionit të Venecias ka dhënë vlerësimin për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting në drejtësi dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kosova tani do të nisë me zbatimi ne këtyre dy proceseve ka thënë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka paralajmëruar fillimin e këtij procesi nga krerët më të alrtë të drejtësisë.
“Ne tashmë kemi marrë dritën e gjelbër për procesin e vetingun e po ashtu edhe për punën e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Veting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, ka thënë Haxhiu.
