Botë
VMRO në protestë para qeverisë, Mickovski: Duam zgjedhje të parakohshme
18.06.2022 21:42
VMRO-DPMNE-ja opozitare sonte në protesta para qeverisë, kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare....

Mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së VMRO DPMNE-së dhe Koalicionit opozitar në protestën përpara Qeverisë. Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se Qeverisë po i ndodh populli dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamemntare janë të paevitueshme. Akuzoi Qeverinë për menaxhim të keq me krizat, për krim dhe korrupcion dhe tradhëti kombëtare.
“Është tepër për shkak të korrupcionit, është tepër për shkak të shëndetësisë të rrënuar; është tepër për shkak të lidhjeve në institucione; aferat, për drejtësinë selective, përkatësisht padrejtësinë për çdo qytetar. Është tepër për shkak të tradhëtime; për shka të marrëveshjeve të këqia tradhëtuese; për shkak të shtrenjtimeve, për shkak të të ardhmes së rrëmbyer; prandaj jemi këtu; prandaj duhen ndryshime, ndryshime për fitoren e Maqedonisë.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
Protesta nuk do tëpërfundojë këtu, tha Mickovski. Ai paralajmëroi protesta të vazhdueshme nëpër qytete të ndryshme dhe aktivitet të tjera deri në, siç tha rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e fitores se merituar.
“Kjo duhet të jetë e qartë se jemi dhe do të na ketë edhe shumë gjithandej. Luftë në Parlament, protesa në rrugë, nëpër mëhalla, qytete dhe fshatra. Luftë e kryetarëve të komunave, luftë në institucione, luftë kundër krimit, korrupcioni dhe fundosjes, luftë për të kthyer shpresën. Të ndërtojmë shtet të fortë me ekonomi të aftë. Të sigurojmë të ardhem më të mirë për të gjithë. Unë këtë ua premtoj.”, tha Mickovski.
Pavarësish përkrahjes në protestë, Mickovski tha se nuk pret që qeveria të bie menjëherë por ftoi qytetarët që ta përkrahin në këtë betejë, pasi siç theksoi nëse nuk luftojnë kundër këtij pushteti Maqedonia mund të zhbëhet.
Për t’iu përgjigjë protestës dhe kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohëshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar takim me partnerët e koalicionit qeverisës për ditën e dielë, për të riafirmuar qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në vitin 2024, bashkë me zgjedhjet presidenciale.
SHPËTIM NUREDINI
