Botë
Moti, Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit
19.06.2022 12:13
Evrop po përballet me nxehtësi ekstreme e shkaktuar nga një valë ajri të nxehtë që është zhvendosur nga Afrika...

Evrop po përballet me nxehtësi ekstreme e shkaktuar nga një valë ajri të nxehtë që është zhvendosur nga Afrika. Temperatura mbi 40 gradë celsious janë regjistruar në Francë, Spanjë, Itali, Portugali dhe shtete tjera evropjane. Metereologët kanë thënë se ndryshimet klimatike janë problem serioz, pasi sezoni i të nxhetit është zvendosur shum më herët nga ajo që ka qenë zakonisht.
“Për herë të parë jam në Paris, po përpiqem të përballem me këtë. Pi shum ujë, vendos krem me faktorë mbrojtës dhe rri nën hije. Por është vapë.”, tha një qytetar.
“Këtu jemi disa dit. Me shum ujë dhe akullore ia dolëm të bëjmë gjithçka që kishim planifikuar.”, u shpreh një qytetar.
“Më pëlqen më shum nxehtësia se sa i ftohti. Preferoj diell e jo shi dhe borë. Kjo është valë e nxehtë por nuk na pengon. Kjo është mundësi e mirë të dal dhe ta shijoj.”, tha një qytetar.
“Për herë të parë jam në Barcelonë, nuk e prisja këtë por ngrohja globale është shkaktar i valës së të nxehtiot në Evropë dhe botë. Patjetër ta respektojmë ambientin jetësor.”, u shpreh një qytetar.
Moti i nxeht ka mbushur plazhet, por edhe klinikat me persona që kërkojnë ndihmë mjeksore.
Poashtu Spanja po përballet edhe me zjarre ku pu digjen mijëra hektarë pyje, ndërsa janë evakuuar edhe banorët e disa fshatrave. Vala e të nxhetit gjatë javës së ardhëshme pritet ta përfshijë edhe rajonin e ballkanit. Metereologët kanë paralajmëruar se nga e marta teperaturat në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë mbi 39 gradë celsius.
NAIM SINANI
