Botë

Zelensky: Nuk e japim jugun e Ukrainës

19.06.2022 12:41

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zenensky ka vizituar ushtarët në frontin jugorë të vendit...

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zenensky ka vizituar ushtarët në frontin jugorë të vendit, përkatësisht në Mykolaiv dhe Odesa, me çrast ka thënë se ushtarët ukrainas nuk kanë dilemë për fitore ndaj forcave ruse. Madje ai ka përjashtuar çdo mundësi për heqje dorë nga ndonjë pjesë e teritorit të Ukrainës.
 
“Nuk ia japim jugun askujt, do të kthejmë gjithçka, edhe deti do të jetë i Ukrainës dhe i sigurt.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 
 
Luftimet atje kanë hyrë në ditën e 116, ndërsa luftimet janë përqëndruar në Severodonjeck. Guernatori i rajonit të Luganskut ka njoftuar se civilët në Azot refuzojnë të largohen nga fabrika. Derisa mediat ruse kanë njoftuar se udhëheqësit e njësitit ushtarak në Azov dhe oficer tjerë ukrainas të cilët ishin dorëzuar në Mariupol janë transferuar në Rusi. 
 
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë me vite dhe kërkoi furnizimin për Kievit me armë të fundit, edhe nëse "kostot janë të larta”. 
 
"Ne duhet të përgatitemi për faktin se lufta mund marr vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për gazetën gjermane Bild. 
 
Stoltenberg ka thënë se Putin nuk duhet lejuar ta përsëris atë që e bëri me luftën në Gruzi dhe aneksimin e Krimesë.