Maqedoni

MPB: Në një shtëpi në Kumanovë u kapën 45 emigrant

19.06.2022 13:30

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se mbrëm rreth orës 22:30 ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale U.F...

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se mbrëm rreth orës 22:30 ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale U.F. nga Kumanova për trafikim të emigrantëve. 

Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kumanovë ka gjetur 45 emigrantë.
 
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur 45 emigrantë, 44 nga Pakistani dhe një nga India”, thuhet në njoftimin e MPB-së.