Maqedoni
Tivar, gjendet i vdekur një i ri nga RMV
19.06.2022 13:59
Një i ri nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur dje rreth orës 18:00 në plazhin e Utjehës, në Tivar të Malit të Zi, bëjnë të ditur mediat Malazeze....

Një i ri nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur dje rreth orës 18:00 në plazhin e Utjehës, në Tivar të Malit të Zi, bëjnë të ditur mediat Malazeze.
Siç njoftohet trupi 22-vjeçarit ka dalë në sipërfaqe sot në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit, ku ka shkuar për punë gjatë sezonit të verës. Në trupin e pajetë nuk ka pasur gjurmë dhune, ndërsa prokurori ka urdhëruar autopsi, me çka pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes. Identiteti i të ndjerit nuk është bërë i ditur.
