Maqedoni
Presioni diplomatik për heqjen e vetos, Arsovski: Presion ka, por varet nga situata atje
19.06.2022 14:26
Bashkimi Evropian po përpiqet që ta përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut...

Bashkimi Evropian po përpiqet që ta përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për këtë qëllim vërehet një presion i shtuar diplomatik, vlerson analistit politik Petar Arsovski por sipas tij kjo do të varet nga situata e krijuar në bullgarinë fqinje. Pa një qeveri të qëndrueshme në Bullgari nuk do të ketë heqje të vetos thotë ai teksa shton se ka mundësi që qeveria aktuale të humb mbështetjen.
“Ka një presion diplomatik në rritje, ka një përpjekje për të përmbushur premtimin dhe ka aktivitet të shtuar, por në thelb nëse Bullgaria do të jetë në gjendje ta bëjë atë hap varet nga situata e brendshme atje. Situata është shumë e komplikuar për momentin dhe është ndruuar kryetari i kuvendit. Ekziston rreziku që qeveria aktuale të mos mbajë mbështetjen. Zgjidhja e vetos është e mundur vetëm nëse ka një qeveri të qëndrueshme në Bullgari, nëse ajo destabilizohet për politikanët ajo do të jetë prioriteti i parë dhe jo Maqedonia.”, tha analist politik Petar Arsovski.
Edhe Arsovski konsideron se ka vullnet politik që të zgjidhet kërkesa bullgare përkatësisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.
“Ka vullnet politik që të zgjidhet çështja e fundit e hapur e atyre që njohim për Bullgarinë deri më tani dhe ajo është përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, por natyrisht ne duam të dimë se kur do t'i fillojmë negociatat, ne nuk do të përballemi me një kurth tjetër në negociata.”, tha Arsovski.
Lidhur me propozimin francez Arsovski thotë nuk është bërë pa konsultime nga të dyja palët. Aty sipas tij duhet të ketë elementë të pranueshëm nga të dyja palët.
NAIM RAMADANI
