Maqedoni
Kovaçevski: Nuk pranoj kërcnime, nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme
19.06.2022 15:16
Partnerët e kualicionit qeveritarë pas mbledhjes në qeveri e refuzuan kërkesën e VMRO-DPMNE-së...
Partnerët e kualicionit qeveritarë pas mbledhjes në qeveri e refuzuan kërkesën e VMRO-DPMNE-së opozitare e cila nga tubimi i së shtunës para qeverisë kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e parkohshme nuk i zgjidhin problemet e qytetarëve prandaj ato do të mbahen në vitin 2024 tha Kovaçevski.
“Të gjith së bashku konstatuam se zgjedhjet e parakohëshme nuk do ti zgjedhin problemet e qytetarëve por do ti thellojnë, prandaj e mbyllim këtë çështje. Zgjedhjet e adhëshme parlamentare do të mbahen në terminin e rregullt në vitin 2024.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski njëherit kërkoi nga VMRO-DPMNE që ta rishqyrtoj qëndrimin për bllokim të institucioneve.
“I hedhim poshtë plotësisht politikat destruktive të një pjese të opozitës për bllokim të institucioneve dhe i ftojmë ti rishqyrtojnë pozicionet e deritanishme për bllokim të shtëpisë ligjvënëse. Dialogu politik me opozitën duhet të zhvillohet në nivel konstruktiv në kuadër të institucioneve të zgjedhura demokratike rreth çështjeve me interes më të lartë nacional.”, u shpreh Kovaçevski.
Në takim partnerët e kualicionit kanë miratuar edhe një deklaratë të përbashkët, e cila siç tha Kovaçevski ka për qëllim të mundësojë stabilitet për qytetarët dhe ekonominë në kushte të krizës globale ekonomike.
“Qëllimi i kësaj deklarate është të jepet garanci shtesë të fuqishme, por edhe përkushtim të qartë politik për përshtatjen e politikave të domosdoshmërisë për përballje me pasojat negative të krizës më të madhe pas luftës së dytë botërore.”, tha Kovaçevski.
Njëherti Kovaçevski paralajmëroi pako të re të masave anti krizë, reforma sistemore, luftë jo selektive kundër korrupcionit dhe harmonizim të legjislaturës zgjedhore me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së. Poashtu partnerët e kualicionit kanë riafirmuar edhe përkushtimin për respektimin dhe realizimin e marrveshjes së Ohrit, Prspës, marrveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe konceptin strategjik shtetërorë një shoqëri për të gjithë.
FLUTURA LATIFI
