Maqedoni
Shkup: Gazetarët marshojnë kundër masakrës në Paris
11.01.2015 14:52
Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe puntorëve medial, do të organizojë sot në Shkup...

Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe puntorëve medial, do të organizojë sot në Shkup, një marsh për nderë të gazetarëve të vrarë dhe viktimave tjera në masakrën në hapsirat e gazettes Sharli Ebdo në Paris.
Tubimi është iniciuar pas thirrjes së Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Federatës Evropiane të gazetarëve dhe sindikatave franceze dhe sindikatave të shumta të gazetarëve nga Evropa, të cilët i ftuan të gjithë kolegët që sot njëkohësisht në ora 15 të marrin pjesë në marshin në nder të gazetarëve të vrarë dhe viktimave tjera në masakrën e Parisit.
Marshi do të fillojë nga parku i gazetarëve, në ora 15 dhe do të përfundojë para ambasadës franceze në Shkup. Organiozatorët ftojnë gazetarët dhe qytetarët që ti bashkangjiten këtij marshi në mbështetje të kolegëve francez.
