Maqedoni

Propozimi francez për veton, Kovaçevski: Presim propozimin zyrtar

19.06.2022 16:12

Qeveria nuk nxitohet të komentojë të ashtuquajturin propozim francez për heqjen e vetos nga pala bullgare....

Qeveria nuk nxitohet të komentojë të ashtuquajturin propozim francez për heqjen e vetos nga pala bullgare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se do institucionet do të dalin me qëndrim vetëm pasi propozimi të jetë zyrtar dhe pasi të jetë analizuar mirë nga institucionet me kompetencë.

“Kur propozimi që do të vijë në RVM do të jetë zyrtar, i harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të Unionit Evropian, pra nga të 27 vendet e unionit, dhe pasi të jetë analizuar në detaje nga ekspertët në Ministrinë e Punëve të Jashtme, atëherë Qeveria do të mbajë qëndrim sa I takon të ashtuquajturit propozim francez.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Në Bullgari skena politike, e ndarë
 
Propozimi francez ka nxit debate edhe në Bullgari. Për njërën palë duket si i dëmshëm për bullgarët dhe për palën tjetër konsiderohet si shans i papërsëritshëm. Ish kryeministri dhe lideri I partisë Qytetarë për Zhvillim Evropian të Bullgarisë, Bojko Borisov, akuzon kryeministrin aktual Petkov për negociata të fshehta dhe se po përpiqet të kalojë propozimin përmes Kuvendit Bullgar.
 
“Ai  përpiqet të negociojë fshehurazi diçka që kur të del në opinion të mos duket se ai është fajtor por se ashtu ka vendos Kuvendi. Ndërkaq në Bruksel do të mburet se sa punë të mirë u ka mbaruar.”, ka thënë Borisov.  
 
Mirëpo, ndryshe nga Borisov, kreu i partisë, Bullgaria Evropiane, Hristo Ivanov, thotë se refuzimi I këtij propozimi do të ishte tradhëti kombëtare, prandaj paralajmëroi votimin pro në Kuvend.
 
“Kjo është zgjidhje jashtëzakonisht e mirë për Bullgarinë, të cilën ne jemi të gatshëm ta hedhim në plehra vetëm për shkak të përçarjeve të brendëshme politike. Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për ne dhe nuk e di nëse do të kemi një mundësi të dytë.”, ka deklaruar Ivanov.  
 
Ndryshe, propozimin francez aktualisht po e shqyrtojnë të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe nëse ai pranohet nga të gjitha vendet, në fund edhe nga Maqedonia e Veriut, ka gjasa që Këshilli I Evropës më 23 qershor të miratojë kornizën e negociatave dhe të caktohet seanca e parë ndërqeveritare.  
       
SHPËTIM NUREDINI