Botë
Prishtinë, Gërvalla priti Çavushogllun
19.06.2022 16:40
Ministrja Punëve të Jashtmee Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë...

Ministrja Punëve të Jashtmee Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu. Gjatë këtij takimi u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë për rritjen e frekuencës së fluturimeve mes dy vendeve nga 28 në 42 fluturime në javë.
Njëherti Gërvalla shfaqi shpresë në përpjekjet e Turqisë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnjë dhe Hercegovinë të u pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin.
“Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë, por edhe Serbinë, e shohim jo vetëm si agresiv, por edhe destabilizues për të gjithë rajonin tonë. Shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, NATO-s, por edhe Turqisë do të kontribuojnë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të ju pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.”, tha Gërvalla.
Çavushogllu tha se vendi i tij e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
“E mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës e integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në instanca si organizata euroatlantike. Është i qartë kontributi i kësaj marrëveshje, ngase vitin e kaluar është rritur për 53 përqind tregtia mes dy vendeve, eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar.”, u shpreh Çavushogllu.
