Maqedoni

VMRO-DPMNE: Skandaloze, liderët politik e partizuan Qeverinë

19.06.2022 17:07

VMRO-DPMNE e ka quajtur skandaloze dhe partizim të Qeverisë takimin e liderëve të Kualicionit qeveritar...

VMRO-DPMNE e ka quajtur skandaloze dhe partizim të Qeverisë takimin e liderëve të Kualicionit qeveritar, të cilët u takuan në qeveri me ftesë të kryemsinitrit Dimitar Kovaçevski. Nga kjo parti thonë se Qeveria është për takime qeveritare e jo për takime liderësh. 
 
“Është skandal ajo që lider politik, bëjnë takime në Qeveri dhe e partizojnë. Liderët e partive politike, pjesë e Kualicionit qeveritarë nuk janë zyrtarë të Qeverisë, e as minsitra që të takohen në Qeveri dhe të mbajnë mbledhje të Kualicionit. Qeveria është për mbledhje qeveritare, të kryeminsitrit dhe ministrave, e jo të kryetarëve të LSDM-së, Ahmetit dhe partnerëve të Kualicionit,”, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
Sipas kësaj partie kryeminsitri Kovaçevski nuk ka kapaciteti për të drejtuar shtetin sidomos në momente krize.
 
“Kovaçevski ka dëshmuar se nuk ka kapacitet të udhëheq në momente krize. Edhe pse e din se nuk ka kapacitet ta nxjerr vendin nga kriza, për arsye vetiake nuk dëshiron zgjedhje, që vetëm të mbetet në pushtet dhe të mund të vjedh.”, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
Nga VMRO-DPMNE njëherit theksuan se Kovaçevski nuk tha asgjë se çfar mendon për propozimin francez. Por nga kjo parti pyesin nëse Kovaçevski mendon se i beson dikush kur thot se nuk është informuar me përmbajtjen e proozimit francez? Ndrëyshe VMRO-DPMNE ka thënë se nuk do të votojë ndryshim të Kushtetutës për të plotësuar kërkesat bullgare. Këtë qëndrim kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski e shpalosi në protestën e së shtunës duke e ftuar edhe kryeministrin Kovaçevski që të mos e pranojë propozimin francez.
 
“Ajo që deri dje ishte problemi ynë me Sofjen zartare me këtë propozim bëhet problem me Brukselin zrtarë dhe tër BE-në, apo të jem më precis, asimilim, bullgarizim e më pas evropjanizim, ose asnjëherë nuk do të jemi pjesë e BE-së...  Refuzoje këtë propozim. Një herë në jetë merr guxim dhe bëhu i dinjitetshëm. Mos e dëgjo mentorin. Mos i dëgjo ata që thonë se ta mbajnë Qeverinë.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
 
Për ndryshimet kushtetuese nevoiten 80 deputetë, apo  2/3 e votave tha Mickoski duke theksuar se derisa ai është kryetar i VMRO-DPMNE-së nuk do të ndryshohet Kushtetuta që kërkesat bullgare të jenë pjesë e sajë.  
 
FLUTURA LATIFI