Gjermania, masa të reja për tu larguar nga gazi rus
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck po përgatit masa të reja për të frenuar konsumin e gazit natyror...

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck po përgatit masa të reja për të frenuar konsumin e gazit natyror dhe për t'u larguar nga furnizimet tashmë i reduktuara i gazit rus.
Minsitri gjerman tha se qeveria në Berlin po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.
“Objektet e magazinimit gjithashtu do të mbushen më tej përpara fillimit të dimrit”, tha minsitri gjerman i ekonomisë.
Një projektligj i miratuar nga qeveria gjermane siguron që termocentralet me qymyr që ishin planifikuar të mbylleshin më parë të mbeten në gjendje funksionale.
Gjiganti i gazit rus, Gazprom, njoftoi për reduktime të përsëritura këtë javë të dërgesave të saj përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, duke përmendur probleme teknike. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.
