Botë
Përplasen rreth 200 automjete shkaku i motit të keq
11.01.2015 15:21
Një shofer kanadez ka vdekur dhe më shumë se 23 të tjerë janë plagosur pasi rreth 200 automjete janë ndeshur me njëra-tjetrën...

Një shofer kanadez ka vdekur dhe më shumë se 23 të tjerë janë plagosur pasi rreth 200 automjete janë ndeshur me njëra-tjetrën në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Michigani është njëra prej shteteve që është duke përjetuar ftohtin më të madh këto ditë.
Mediet amerikane raportojnë se rreth 200 automjete janë aksidentuar ndërsa në momentin e incizimit të videos kanë qenë të aksidentuara 150 automjete.
