Maqedoni

Ahmeti dhe Gashi: Zgjedhje parlamentare në RMV në vitin 2024

19.06.2022 18:03

Kundër zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare është deklaruar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti....

Kundër zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare është deklaruar edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
 
Ai në një postim në profiling e tij në facebook pas takimit ka shkruar: “Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeverisës rikonfirmuam njëzëri qëndrimet tona se vendi ka nevojë për stabilitet politik, pjekuri dhe konzistencë vendimmarrësë për të vazhduar me sukses rrugën e integrimit, përballjen efikase me sfidat e krizës globale ekonomike dhe vazhdimin e reformave. Mbi këto parime prioritare nënshkruajtëm Deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në kohën e rregullt të tyre, në vitin 2024. Fokusi ynë në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit nuk duhet të jetë gara politike, por zbatimi i pakos së masave të reja ekonomike për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve. E ardhmja progresive e vendit është mbi çdo interes partiak, prandaj apelojmë edhe deri te opozita për reflektim racional, zhbllokim të punës së Kuvendit dhe pajtueshmëri rreth çështjeve me interes të përbashkët shtetëror për jetë më cilësore.”, ka shkruar Ahmeti. 
 
Edhe kreu i Alternativës Afrim Gashi pas takimit ka shkruar se “shumica parlamentare është stabile dhe funksionon normalisht. Përkundër thirrjeve të pazëshme të opozitës maqedonase, kjo qeveri vazhdon deri më 2024.”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.