Maqedoni
MPJ e bullgarisë: Gjatë kryesimit francez, nuk ka kushte për marrëveshje me RMV-në
19.06.2022 19:11
Ministria e Jashtme e Bullgarisë thot se është e pa mundur që brenda kohës së presidencës franceze...

Ministria e Jashtme e Bullgarisë thot se është e pa mundur që brenda kohës së presidencës franceze përkatësisht para Samitit të 23 qershorit të BE-së të arrihet marrëveshje për çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut.
“Në këtë fazë nuk ka më një mundësi objektive për përmbushjen e kritereve afatshkurtra të përcaktuara në Pozicionin kornizë që deri në fund të presidencës franceze të Këshillit të BE-së, garancitë e nevojshme për interesat bullgare dhe të drejtat e bullgarëve në shtetin fqinj. Është e mundur që të ketë qartësi për hapat e ardhshme në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha garancitë e nevojshme për interesat bullgare dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.”, thuhet nga Misnitria e Jashtme bullgare.
Ajo njëherit mirëpret, qasjen konstruktive të Francës, e cila pati takime me të gjitha institucionet bullgare për këtë temë dhe pas një pune të gjatë tregoi mirëkuptim për qëndrimet e vendit.
“Franca ka dëshmuar jo vetëm miqësinë e saj me vendin tonë, por edhe angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit të BE.”, thot Ministria e Jashtme bullgare.
Ministria shton se tani i gjithë procesi varet tërësisht nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, i cili ende nuk ka caktuar mbledhje për këtë temë.
“Nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur, Ministria e Jashtme ka mandat vetëm t’i përmbahet Qëndrimit Kornizë, Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të vitit 2019 dhe konkluzioneve të Këshillit Këshillimor të Sigurisë Kombëtare të këtij viti.”, thekson Ministria e Jashtme bullgare.
NAIM SINANI
