Maqedoni

Ahmeti: Kemi shumë sfida përpara, zgjehjdet nuk janë zgjidhje

19.06.2022 19:46

Kreu i BDI, Ali Ahmeti, në pres konferencën në të cilën publikoi rezultatetet e zgjehjdeve....

Kreu i BDI, Ali Ahmeti, në pres konferencën në të cilën publikoi rezultatetet e zgjehjdeve të brendëshme partiaked, ka komentuar edhe  kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohëshme. Kreu integrist ripotencoi se zgjedhjet eventuale në këtë moment nuk janë zgjidhje, për me tepër kur vendi përballet me shumë sfida për momentin.
 
“Europa është në luftë dhe në situatë kur i tërë rajoni është në krizë e luftë me aneksimin padrejtësisht që i është bërë Ukrainës, atyre po u shkelet e drejta dhe po u vritet shpresa. Në këto situata na duhet mobilizim se si t’i menaxhojmë krizat dhe si t’u krijojmë mundësi qytetarëve në drejtim të menaxhimit dhe përballje sa më të lehtë me krizën që e ka përfshi botën.”, tha Ahmeti.
 
Sa i përket zgjedhjeve Brenda kampit integrist, për  kryetarët dhe kryesinë e 10 degëve, votuan  75% e 10.423 anëtarëve të regjistruar. Duke publikuar rezultat nga votimi , Ahmeti tha se kjo procedurë që garanton tfransparencë e demokraci maksimale,  për herë të parë po instalohet në vend madje edhe në rajon.
 
“Kam insistuar që BDI të demokratizohet, BDI të bëhet pjesë e pranueshme ku cdo qytetarë të shohë mundësinë, të shoh garën, konkurencën, sepse kështu rritet vlera. Kështu forcohet demokracia.”, tha Ahmeti.
 
Kryetar dege i BDI-së në Gostivar është zgjedhur Valdet Xhaferi, në Tetovë Faton Ahmeti, në Bogovinë, Besnik Emshiu, në Bervenicë, Arkin Jahi, Zhelinë-Emir Sulejmani, Vrapçishtë – Nebi Rexhepi, Tearcë- Nuhi Neziri, Çashkë-Nafi Durmishi, në Studeniçan Ejup Abazi, kurse në Dollnen, Xhemil Qamili.