Maqedoni

Kryeministrja e Finlandës në RMV, Marin takon Kovaçevskin

20.06.2022 09:17

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin sot po qëndron për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut....

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin sot  po qëndron  për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Sipas agjendës, kryeministrja e Finlandës Marin do të pritet para Qeverisë me nderime shtetërore nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas çka do të ketë takim bilateral të dy delegacioneve.
 
Ndërkohë që konferenca e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeministrit Marin është paralajmëruar në ora 15:15.