Maqedoni
Urbanizimi i Bregut të liqenit të Dibrës
11.01.2015 15:49
Këtë verë me urbanizimin e bregut të liqenit të Dibrës nga fshati Rajçicë deri tek diga e liqenit...

Këtë verë me urbanizimin e bregut të liqenit të Dibrës nga fshati Rajçicë deri tek diga e liqenit, Dibra është e prirur për të promovuar vlerat e saja në ndërtimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e objekteve hotelerike apo objekte banimi.
Nga viti 1969 prej kur u ndërtua liqeni akumulues i Dibrës nuk është vënë dorë në infrastrukturë.
Urbanizimi gjegjësisht legalizimi i kësaj zone jep shansë për ndërtimin e objekteve hotelerike.
Ndërtimi infrastruktural i bregut të liqenit të Dibrës paralel edhe me ndërtimin e rrugës së arbërit që pritet të fillojnë punimet këtë verë, e cila është një arterie shumë e rëndësishme që i nevojitet së tepërmi Dibrës dhe më gjërë ndërkaq, finalizimi i saj do të shërbente si një frymëmarrje e madhe për ekonominë e këtij rajoni që ka shumë vlera turistike, ekonomike e kulturore.
ATLI DEMA
