Botë
Samiti i G7 do të fokusohet në sanksionet ndaj Rusisë dhe rindërtimin e Ukrainës
20.06.2022 11:19
Udhëheqësit e vendeve të Grupit G7 do të fokusohen në Ukrainë në samitin e ardhshëm në Gjermani...

Udhëheqësit e vendeve të Grupit G7 do të fokusohen në Ukrainë në samitin e ardhshëm në Gjermani, ndërsa diskutojnë se si të vazhdojnë me sanksionet kundër Rusisë, tha të hënën një burim i qeverisë gjermane.
Bisedimet do të fokusohen gjithashtu në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë të Ukrainës.
Takimi treditor i G7 në Schloss Elmau është planifikuar të fillojë të dielën e ardhshme./Reuters
