Ekonomi

Ndryshojnë çmimet e derivateve, shtrenjtohet dizeli, ulet çmimi i benzinës

20.06.2022 13:31

Sërisht lëvizje në çmimet e derivative...

Sërisht lëvizje në çmimet e derivative. Pas mesnate dizeli do të shtrenjtohet për gjysëm denarë, ndërsa benzina do të ulet për 1,5 denarë për litër, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
 
Sipas tij, një litër dizel do të shitet për 110 denarë, e ulja prej 1,5 denarë e benzinës, barazon çmimet e dy derivative, pra Benzina BS 95, do të shitet për 110 denarë, ndërsa Benzina BS 98, për 112 denarë. Bislimoski arsyeton çmimet e larta në vend se lëvizjet në bursat botërore. Porositi  madje ekspertët merren me interpretimin e çmimeve, se gjatë analizës duhet të kenë parasysh kursin e dollarit, i cili ka arritur në 59 denarë.
 
“Presion bën kursi i dollarit, i cili u rrit nga 57 në 59 denarë. Me metodologjinë më të fundit, KRRE merr përsipër të dhënat nga Bursa Mesdhetare, ashtu si Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Italia dhe Greqia, për secilin derivat veç e veç. Ne nuk marrim parasysh atë që po ndodh në bursat botërore për naftën bruto Brent. Si shtet që nuk ka rafineri, ne i marrim produktet e gatshme, veçmas  për dizelin, veçmas për benzinën, veçmas për naftën ekstra të lehtë dhe veçmas për naftën.”, sqaron Bislimovski.