Ekonomi

Indi: Gruevski fton afaristët indian të investojnë në Maqedoni

11.01.2015 16:21

Në botën tone globale, mundësitë nuk vijnë vetvetiu, ato duhet krijuar, prandaj është e nevojshme të jemi inovativ...

Në botën tone globale, mundësitë nuk vijnë vetvetiu, ato duhet krijuar, prandaj është e nevojshme të jemi inovativ dhe të vazhdohet me përparimin e performancave dhe mundësive.
 
Kjo ishte forca lëvizëse e të gjitha politikave kyçe që u realizuan viteve të fundit në Maqedoni, deklaroi Kryeminsitri Nikolla Gruevski duke folur në Samitin “Vibrant Guxherat” që prej sot e deri të marten do të mbahet në Ahmad-abad të Indisë.
 
Prania e liderëve botërorë të politikës dhe ekonomisë e bëjnë këtë samit një forum të mirë për debat, për ndarjen e diturive dhe përvojave por edhe përforcimin e lidhjeve të ndërsjellta tha Gruevski.
 
Duke folur për ekonominë vendore ai theksoi Banka Botërore në raportin e sajë e ka ranguar vendin lider të Ballkanit juglindorë dhe e 30 në botë nga 189 ekonomi botërore.
 
Ndërsa sa i përket raportit për fillim të biznesit Maqedonia është ranguar e treat në botë dhe e para në Evropë.
 
Kryeminsitri Gruevski nuk la pa përmendur edhe Nën Terezën, e cila është lindur në Shkup, ndërsa veprimtarinë prej humanisteje e ka realizuar në Indi.                                                                      
                                                           
“Ndjenja e madhe për mikpritje dhe mentalitetin e ngroht, janë edhe një pike që e ndajmë me miqt tan indian, ashtu siç e ndajmë një nga personalitetet më humane që shënoi erën tone. Nënë Tereza e lindur në Maqedoni, në Shkup dhe e respektuar në Indi dhe në Botë”, shprehet kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
                                       
Samitin e hapi Kryeminsitri Indian Narendra Modi, vendi i të cilit rradhitet i dhjeti në botë sa i përket brutoprodhimit vendorë.
 
Ndërsa pjesmarrës në samit ishin edhe sekretari shtetërorë amerikan Xhon Keri dhe sekretari I përgjithshëm i kombeve të bashkuara Ban Ki Mun.
 
“Nga një samit i këtillë mund të bëjmë shum më tepër të gjith sëbashku, dhe patjetër duhet të bëjmë dhe patjetër të bëjmë shum më shpejtë dhe për atë jam këtu, sepse ju siguroj se mardhëniet ekonomike janë më të fuqishme në të gjitha aspektet”, shprehet sekretari shtetërore i SHBA-ve, Xhon Keri.
 
“Sot ky samit, kjo duhet të jetë udhëkryq ku teknologjia do të kontribuojë për ruajtjen e ndryshimeve klimatike, ruajtjen e burimeve innovative të energjisë dhe ku të rinjët do të takohen me punëdhënësit”, shprehet sekretari i përgjithshëm i OKB-ve, Ban Ki Mun.
 
Ndërsa në Margjina të samitit Kryeministri Nikolla Gruevski ka realizuar një takim me homologun e tij Indian Narendra Modi.
 
Në takim kryeministri ka ftuar kompanitë indiane të investojnë në zonat teknologjiko industrial në Maqedoni, ndërsa homologun e tij Modi, e ftoi të vizitoj vendin.
 
GYLTENE SINANI