Maqedoni

KRRE i mer liçencat BEG-ut, Bislimovski: Nuk ofronin dot më shërbim cilësor

20.06.2022 13:45

Komisioni Rregullator i Energjetikës përfundimisht i mori 3 licencat e Ballkan Energy Grup (BEG)...

Komisioni Rregullator i Energjetikës përfundimisht i mori 3 licencat e Ballkan Energy Grup (BEG) për menaxhimin e ngrohjes qëndrore. Kryetari i rregullatorit energjitik Marko Bislimovski arsyetohet se vendimi vjen pas kërkesës së vetë kompanisë BEG, ku ata kishin theksuar se nuk janë më në gjendje të sigurojnë nxemjen e duhur qëndrore. 
 
“Erdhi koha kur ata vleërsuan se më nuk mund të ofrojmë cilësi gjatë furnizimit me ngrohje  qendrore në bazë të rregullores së parashikuar dhe për këtë arsye ua morrëm licencën e punës. Ajo që është më rëndësishme në këtë periudhë,  është se në kryqytet nuk do të ketë ndërprerje me furnizimin ME ngrohje  qëndore, sepse me vendimin e marrë kemi parashikuar që kompania BEG të ushtrojë veprimtarinë deri në zgjidhjen  e tërësishme të kompanisë së re.”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
 
Tani Qeveria duhet të bëjë gati procedurën për shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e kompanisë e re që do të menaxhojë biznesin në Shkup. Por për KRRE-në pyetje kryesore është se kush duhet apo kush mund të menaxhojë më mirë ngrohjen qendrore në kryeqytet, përgjigjet Bislimovski. 
 
“Duke i marr parasysh vendet e  rajonit, respektivisht vendet e ish- Jugosllavis, veprimtarinë zakonisht e kryejnë kompani në pronësi të shtetit, siç është rasti në Kroaci, ose ndërmarrje të cilat janë nën kompetencat e komunave siç është ne Qytetin e Ljubljanës, Bogradit, NoviSadit, Sarajevës. Nëse më pyesni mua, unë mendojë se ngrohja  qendrore duhet të menaxhohet nga ndonjë kompani në pronësi të shtetit.”, tha Bislimovski.
 
Për gati 10 vite, BEG menaxhonte me ngrohjen qendrore në kryqytet. Rregullatorët shpresojnë se gjatë këtij viti nuk do të ketë problem me furnizimin e gazit natyror dhe si rezultat,  nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të ngrohjes qëndrore. Ndërkohë rregullatorët janë duke i përfunduar analizat për rritjen e pragut të kilovatorëve të parashikuara për bllok tarifën e dytë dhe të tretë e cila do jetë më shumë se sa që ishin parashikuar në fillim.
 
REXHEP QAMILI