Maqedoni

VMRO-DPMNE: Nëse nuk ka zgjedhje, bllokojm institucionet

20.06.2022 14:03

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare perplasin pushtetin dhe opozitën....

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare perplasin pushtetin dhe opozitën. VMRO-DPMNE paralajmeron bllokad totale të institucioneve dhe rrugëve nëse pushteti nuk ua plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme paralamnetare. Në këtë periudhë si Koalicioni qeverisës po kërkon mbështetje për të kapërcyer krizën, ndërsa opozita kërkon  mbështetjen e të  pakënaqurve por edhe të atyre që janë të papërcaktuar politikish për t'i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. 

“Nëse vazhdojnë të shpërfillin nevojën për zgjedhje të kërkuara nga VMRO-DPMNE, opozita dhe qytetarët, ne do të detyrohemi të qasemi ashtu siç kemi paralajmëruar dhe siç kemi thënë një bllokadë të plotë të institucioneve, rrugëve, mbarë vendit, që më në fund të arrihet. Synimi që duan të gjithë në këtë vend përveç qeverisë, e ai është zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mjaft po fshihen, mjaft po ikin, le të dalin në shesh të përballen me VMRO-DPMNE-në, opozitën dhe qytetarët.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: Mickoski të heqë dorë nga bllokimet dhe pengesat 
 
Nga LSDM i kanë bërë Thirrje kreut të opozitës maqedonase, që të heqë dorë nga bllokadat dhe pengesat e  mëtejshme tani, kur tema e zgjedhjeve parlamentare është çështje e mbyllur deri në vitin 2024. 
 
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet që në këtë kohë krize të mund të miratohen zgjidhjet ligjore dhe ndihma për qytetarët. .. Bëjmë thirrje për arsye, VMRO-DPMNE tani duhet të tregojë konstruktivite, të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve në vend të realizimit të  ambicieve personale të Mickoskit. Qytetarët në këtë periudhë të ndjeshme me të drejtë presin përgjegjësi, punë dhe përkushtim nga të gjitha subjektet politike në tejkalimin e pasojave të krizës globale. Mesazhi i qytetarëve për Mickoskin është se “nuk duan bllokada dhe pengesa, por presin përgjegjësi nga të gjitha palët.”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.
 
Nga maxhoranca përkujtojnë VMRO-në, se në botë ka shumë shembuj kur në kohë krize globale opozita dhe qeveria bashkëpunojnë në interes të qytetarëve.
 
SANIJE DURAKU