Maqedoni

Barbock: Të hapen negociatat me RMV-në e Shqipërinë

20.06.2022 14:15

Gjermania kërkon hapjen e menjëherëshme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.....

Gjermania kërkon hapjen e menjëherëshme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbock, gjatë mbërritjes së saj në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, tha se “Gjermania mirëpret  rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë. Ky rekomandim sipas saj, është një moment historik dhe të gjithë duhet të pyesin veten se çfarë do të ndodhë nëse marrim vendime të gabuara. Evropa gjithmonë rritet në kohë të vështira dhe ne jemi gjithashtu në favor të dërgimit të një mesazhi për Ballkanin Perëndimor, duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi shefja e diplomacisë gjermane. 
 
Të premten, Komisioni i BE-së rekomandoi emërimin zyrtar të Ukrainës dhe Moldavisë si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi për statusin e kandidatit tani duhet të merret nga qeveritë e 27 vendeve të BE-së.