Maqedoni
Propozimi francez, ministria e jashtme mohon marrjen e dokumentit
20.06.2022 14:30
Edhe përkundër informacioneve jozyrtare se propozimi francez ka mbërritur në ministrinë tonë të jashtme...

Edhe përkundër informacioneve jozyrtare se propozimi francez ka mbërritur në ministrinë tonë të jashtme, nga ky dikaster përgënjeshtrojnë informacionin duke thënë se propozimi i tillë ende nuk i’u është dorëzuar.
VMRO-DPMNE: Debakël, s’do ta pranojmë propozimin
Nga VMRO-DPMNE kritikojnë për heshtjen ndaj një marrëveshje të cilën vetë e kanë dakorduar duke pranuar që të gjitha kërkesat bullgare të futen në kornizën enegociuese dhe zbatimi I tyre të vëzhgohet nga komision i posaçëm.
“VMRO s’do mbështet propozimin francez i cili nënkupton bullgarizim të kombit dhe largimin e vendit nga BE. VMRO – DPMNE s’do pranojë kurfarë marrëveshje nënvlerësuese në dëm të interesave tona kombëtare. Nëse qeveria tenton ta sjellë jashtë kuvendit apo me forcë në kuvend, atëherë qeveria e ardhshme e VMRO-së s’do të respektojë dhe zbatojë asnjë pikë të marrëveshjes.”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO–DPMNE-së.
Mblidhen ministrat e jashtëm të BE–së
Ndërkohë në Luksemburg ministrat e jashtëm të vendeve anëtare janë duke shqyrtuar propozimin francez për ta miratuar. Disa vende anëtare kundërshtojnë vendosjen e çështjeve dylaplëshe në kornizën negociuese, ndërkohë që kërkohet nisja e bisedimeve sa më shpejtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Do të informojë këshillin për vizitën e Ballkanit Perëndimor, për përpjekjet tona që të shpejtohet procesi I anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”, tha ministri për punë të jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
“Kemi përgatitur propozim për zgjerim i cili po ngec. Fuqishëm mbështesim të gjitha përpjekjet për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”. tha ministrja për punë të jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
“Qëndrimi ynë është se do të duhet të nisin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa prolongime të mëtejme. Maqedonia e Veriut pret 17 vite për nisjen e bisedimeve, ndryshoi emrin dhe bëri gjithçka për nisjen e bisedimeve dhe tani është e bllokuar për çështje historike.”. tha ministri për punë të jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalemberg.
“Gjermania mbështet fuqishëm por edhe kancelari ishte I qartë për Ballkanin Perëndimor. Tani është momenti që Ballkani Perëndimor të merr sinjal të qartë me hapjen e bisedimeve me shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”, tha ministrja për punë të jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbok.
Vendimi për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dihet në mes të javës në samitin e BE-së, me një vendim unanim të të gjitha vendet anëtare.
MERAL ISMAILI
