Maqedoni

Komisioni për financa dhe buxhet, vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

20.06.2022 15:29

Në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet pushteti dhe opozita kanë vazhduar me përplasjet e tyre lidhur me rishikimin e Buxhetit për vitin 2022....

Në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet pushteti dhe opozita kanë vazhduar me përplasjet e tyre lidhur me rishikimin e Buxhetit për vitin 2022. VMRO-DPMNE këmbëngul se propozim-buxheti është jozhvillimor që nuk do të mund të përballet me sfidat aktuale ekonomike dhe sociale. Ata akuzuan për rënie të aktivitetit ekonomik. Por për dallim prej tyre, mazhoranca vlerson se kalkulimet me parashikimin e buxhetit do të sigurojë mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive të goditura nga krizat në tregjet botërore.
 
“Cilin stabilitet do ta mbajë Besimi, përballë të cilit Maqedonia është në falimentim, atë në të cilin Maqedonia është e dërrmuar dhe e plaçkitur ekonomikisht, apo drejt varfërisë së madhe që po shkon Maqedonia me shpejtësi. Tani edhe faktet konkrete, Maqedonia në vitin 2020 ka rënien më të madhe të aktivitetit ekonomik në krahasim me vendet për rreth nesh dhe janë vende në të cilat turizmi nuk është nga sektorët kryesorë. BPV-ja në vitin 2020 është ulur me 6.1%, njësoj si në vitin 2021, Maqedonia sërish ka rritjen më të keqe ekonomike në rajon.”, tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.
 
 “Për sa i përket BPV-së nuk keni të drejtë dhe këtu do t'ju them për BPV-në e kam fjalën në miliarda euro, gjithsej  për vitin 2021, 11 miliardë eurondërsa në 2016 ishin 9 miliardë e 657 milionë, pra tani është më shumë se më parë ose për 2022 janë 13.3 miliardë euro dhe nuk keni të drejtë. Në krahasim me atëherë, BPV-ja nuk është ulur por është rritur edhe atë është rritur më shumë për 4 miliardë euro. Në vitin 2021 norma e rritjes ekonomike përfundoi me 4 për qind ndërsa për vitin 2020 kishim minus 6.1.”, tha Dime Velkovski nga LSDM.
 
Me përfundimin e debatit të përgjithshëm antarët e komisionit duhet të fillojnë me shqyrtimin e amendamenteve. Gjithsej janë parashtruar 204 amendamente.
 
NAIM RAMADANI