MASH reagon ndaj paralajmërimit të SASHK-ut për grevë
Ministria e Arsimit dhe Skencës ka reaguasr ndaj paralajmërimeve të SASHK-ut për grevë në fillim të gjysëmvjetorit të dytë...

Paralajmërimi i grevës është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta, vlerësojnë nga kjo ministri, duke theksuar se mësimi do të realizohet edhe në rast greve pasi dispozitat ligjore parashohin mundësinë për zëvendësimin e mësimdhënësve.
Por MASH mbetet e gatshme për të vazhduar bisedimet.
“Gjatë kësaj periudhe është biseduar hapur për të gjitha temat, përveç kërkesës së SASHK-ut për rritjen e pagave mujore, për arsye se rritje prej 4 % e ka pasur, ndërsa rritje të tjera mund të ketë vetëm në bazë të parashikimeve në buxhet. Gjithashtu, informojmë se me propozim/ligjet e reja në sferën e arsimit që janë në procedurë parlamentare, rritje të pagës mujore do të ketë për të gjithë mësimdhënësit që do të licencohen dhe për të gjithë ata që do të ngrihen në karrierë. MASH mbetet i hapur për debat dhe dialog me SASHK-un për të gjitha temat e hapura me qëllim harmonizimin e qëndrimeve, që shkon në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsim, që është qëllimi ynë i përbashkët. Duke u nisur nga kjo, konsiderojmë se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me qëllimin tonë të përbashkët dhe nëse realizohet, atëherë MASH do të aplikojë dispozitat ligjore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës, që pason konferencën e djeshme të SASHKUT ku u paralajmëruar grevë e përgjithshme më 20 janar, për shkak të siç u tha dështimit të negociatave për dy kërkesat kyçe, rritjen e pagave dhe heqjen e dënimeve nga testimi ekstern.
MEFAIL ISMAILI
