Botë

Mblidhen qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, nënshkruhen marrëveshjet e reja

20.06.2022 15:45

Me cerremoni zyrtare kryemsiniutri i Kosovës Albin Kurti e priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama...

Me cerremoni zyrtare kryemsiniutri i Kosovës Albin Kurti e priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive. 
 
Përveç aspektit protokolar,  kjo mbledhje rezultoi me një sërë marrveshjes, të cilat siç theksoi kryemisnitri Kurti kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.
 
“Kopetenca njohëse e qytetarit rritet kur rregullat përafrohen deri në njehsim dhe kur krijohen trupa të përbashkët adminsitrativ në fushat përkatëse. Në këtë drejtim po përmend vetëm marrveshjen për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë, me të njejtat procedura pavarësisht në cilën anë të kufirit ndodhen. Apo edhe atë për grupin e përbashkët të punës për studimin, vlerësimin dhe hartimin e proekt marrveshjes për bashkimin doganor. Lidhjen hekurudhore Durrës - Prishtinë, e të tjera.”, tha kryeministër i Kosovës Albin Kurti.
 
Në këtë kontest kryeminitri i Shqiprisë  Rama përmendi abetaren e përbashkët për të gjithë shqiptarët. 
 
“Ka përfunduar faza e pare e punës së përbashkët për abetaren e unifikuar. Kemi fituesit puna e fazes së dytë vazhdon dhe jam shum i lumtur që do kemi mundësi që së bashku me Albinin të dorëzojmë Abetaren e unifikuar. Ndërkohë që kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut edhe me kryeminitrin e Malit të Zi, që kjo Abetare të shkojë te të gjithë shqiptarët.”, tha kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama.
 
Dy qeveritë u dakorduan të thellojnë bashkëpunimin në shumë fusha, përfshi atë të punëve të brendëshme, mbrojtjes, infrastructures, energjetikës dhe fusha tjera. 
 
“Ballkani i Hapur”, Kurti: Na duhet bashkërendim i politikave
 
Ajo që i ndan Kurtin dhe Ramën është Open Ballkan, prandaj Kurti kërkoi bashkëpunim më të mirë në çështjet rajonale dhe politikën e jashtme.
 
“Na duhet harmonizim e bashkërendim i politikave dhe veprimeve mes dy vendeve si në çështjet rajonale poashtue dhe të politikës së jashtme.”, tha Kurti. 
 
Rama: Nuk kemi çështje të hapura me Albinin
 
Edhe kësaj rradhe nuk munguan batutat e kryeminsitrit Rama. 
 
“Falemnderit edhe për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas here rreshje 20 minutëshe që bënin pak probleme. Ishte një qen aty dhe lehte para se të fillonim ne dhe pas këtyre misioneve edhe qeni nuk lehu më që mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shohin vazhdimisht çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka të tilla.”, tha Rama.
 
Kryemisnitri Rama njëherit propozoi që në nëntor, me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy parlamenteve. 
 
NAIM SANINI