Maqedoni

SPPGJ në protestë, kërkojnë rritjen e pagave për 15 përqind

20.06.2022 16:10

Sindikata e Pavarur e Policisë Gjyqësore, protestoi sot në Shkup...

Sindikata e Pavarur e Policisë Gjyqësore, protestoi sot në Shkup, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në të cilën ndodhen.
 
Ata thonë se pagat janë rritur për të gjithë nëpunësit gjyqësorë, por jo për punonjësit e policisë gjyqësore. Me ligjin e ri ata mbeten në pagën minimale prej 18.000 denarë plus shtesat e këkrojnë që urgjentisht të përfshijhen në ndryshimet ligjore. Përfaqësuesit e tyre, u takuan me ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, për ta njoftuar me kërkesën për rritje të pagave prej 15 për qind. Pas takimit, Ministria e Drejtësisë njoftoi se është rënë dakord që më së voni deri në fund të javës të vendoset komunikim me Ministrinë e Financave për sigurimin e mjeteve. 
 
Problem më vete është edhe mungesa e policëve që ruajnë gjykatat, aktualisht janë vetëm 180 të tillë megjithëse duhen 220 siç pohojnë ata. Sindikata ankohet se kushtet e reja të punësimit të tyre, ku aktualisht krohet  njohja e mirë e gjuhës angleze, pamundëson punësimin e personave adekuatë sepse askush që njeh kaq mirë anglishten nuk do të pranonte të punonte me pagën prej 24 mijë denarësh që ofron ky vend pune.