Maqedoni

Radev: Jo pakicë në kushtetutë, por barazi e bullgarëve në RMV

20.06.2022 16:29

Parlamenti bullgar pritet të vendos mbi propozimin francez për heqjen e vetos që ngërthen kornizën negociuese por edhe protokollin dypalësh....

Parlamenti bullgar pritet të vendos mbi propozimin francez për heqjen e vetos që ngërthen kornizën negociuese por edhe protokollin dypalësh. Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se përparime ka e tanimë është pranuar;  të bëhet ndryshimi në Kushtetutën e RMV-së  e më pas të fillojnë negociatat me BE-në
 
“Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave. Kjo  nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë, janë çështje që kanë të bëjnë me themelet e BE-së dhe pas shumë takimeve dhe bindjeve partnerët europianë më në fund e kanë kuptuar se qasja për zgjidhjen e këtyre çështjeve është brenda Europës. Barazi e bullgarëve në RMV me kombet e tjera, jo pakicë- asnjëherë nuk kemi folur për pakicë.”, tha presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.
 
Radev shuan shpresat: Nuk ka kohë tani për heqjen e vetos ndaj RVM-së
 
Qeveria dhe Kuvendi Kombëtar duhet të vendosin nëse protokolli dypalësh mbron mjaftueshëm interesin bullgar, në mënyrë që mbi bazën e tij, të ndërtohen marrëdhëniet negociuese. Ky është çelësi i vetëm për një zgjidhje të drejtë të problemit, thotë Radev.
 
“Një gjë është e qartë për momentin, nuk ka kohë për heqjen e vetos, nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë tani. Sepse ky protokoll duhet të miratohet edhe nga Kuvendi bullgar edhe nga Kuvendi i RSM-së. Nëse nuk ka mekanizma të qartë me kritere të matshme, atëherë kjo nuk është zgjidhje.”, tha Radev.
 
Goçev: Maqedonishtja dialekt bullgar, kemi të drejtë vetoje 
 
Edhe nga partia e kryeministrit Petkov thonë se s’duhet të hiqet dorë nga qëndrimi i deritanishëm për Maqedoninë e Veriut.
 
“Qëndrimi i Bullgarisë është i qartë, gjuhën maqedonase e konsiderojmë dialekt të gjuhës bullgare. Bullgaria edhe më tej ka të drejtën e vetos dhe në çdo kohë mund të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.”, tha Dimitar Goçev, deputet në Bullgari.
 
26 vende anëtare të BE-së presin tani përgjigjen e parlamentit të Bullgarisë rreth propozimit francez.
 
SANIJE DURAKU