Botë
BE vendos për Ukrainën, Zelensky: Sulmet këtë javë mund të intensifikohen
20.06.2022 16:48
Forcat ruse po përdorin raketa dhe artileri për të bombarduar qytezat afër Severodonjeckut teksa ushtritë e të dy vendeve....

Forcat ruse po përdorin raketa dhe artileri për të bombarduar qytezat afër Severodonjeckut teksa ushtritë e të dy vendeve, luftojnë ende për të marrë kontrollin e plotë të qytetit kyç në lindje të Ukrainës. Presidenti Zelensky tha se këtë javë, kur anëtarët e bllokut pritet të vendosin nëse do t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat sipas rekomandimit të Komisionit Europian, pritet intensifikim i aktiviteteve armiqësore nga Rusia.
“Ne duhet të presim një aktivitet më të madh armiqësor nga Rusia. Pikërisht këtë javë. Ne jemi duke u përgatitur. Ne jemi gati. Ne po paralajmërojmë partnerët. Pushtuesit po grumbullojnë forcat në drejtimin e Kharkiv, në rajonin e Zaporizhzhia. Ata goditën përsëri infrastrukturën tonë të karburantit, duan të përkeqësojnë situatën e karburantit. Sigurisht, ne do t’i përgjigjemi edhe kësaj.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Sipas Moskës, Uashingtoni dëshiron ta nënshtrojë Rusinë t’u bindet rregullave të tyre, duke nxitur luftën në Ukrainë.
“Gjithmon është ditur qëllimi i SHBA-ve. Rusia duhet ta dijë ku e ka vendin, nuk duhet të marr fjalën për ëështjen ndërkombëtare. Rusia sipas tyre duhet tu nënshtrohet rregulave që vendosin. Uashingtoni është I vetëdishëm që nuk do të arrijë një gjë të till.”, ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.
BE-ja, ka akuzuar Rusinë për kryerje “të krimeve të vërteta të luftës”, duke bllokuar eksportet e drithërave nga Ukraina.
“Është e paimagjinueshme që miliona tonë të grurit mbeten të bllokuar në Ukrainë, derisa pjesa tjetër e botës përballet me uri. Ky është krim i vërtetë i luftës.”, tha Jozef Borell, shef i diplomacisë së BE-së.
Ministrat e Jashtëm të bllokut, diskutojnë në Bruksel se si të gjejnë rrugë për miliona ton grurë që gjenden në Ukrainë, që janë bllokuar nga Rusia në portet e Detit të Zi nga ana e forcave ruse. Në samitin që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor, liderët e 27 vendeve anëtare do të analizojnë aplikacionet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
FARIJE DAUTI BAKIU
