Maqedoni
Integrimin dhe problemet me Sofjen, Kovaçevski: Janë dy procese të ndara
20.06.2022 17:05
Maqedonia e Veriut nuk ka ndryshuar qëndrimin në raport me integrimin në BE dhe zgjidhjen...

Maqedonia e Veriut nuk ka ndryshuar qëndrimin në raport me integrimin në BE dhe zgjidhjen e masmarrëveshjeve dypalëshe, thotë kryeministri Kovaçevski. Sipas tij, korniza negociuese duhet të jetë dokument që përcakton rrugën drejt aderimit në BE, dhe problemet dyplaëshe janë çështje që duhet zgjidhur mes dy vendeve.
“Korniza negociuese duhet të jetë dokument multilateral ku përcakohet negociatat aderuese për në BE, ndërkaq çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në nivel bilateral. Për këtë aryse ekziston dokumenti me Bullgarinë… Ne si qeveri kemi obligim të gjejmë shpejt zgjidhje të bazuar në vlera evropiane, po jo zgjidhje të shpejtuar. Për identitetin dhe gjuhën tonë nuk negociohet dhe kjo është më se e qartë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Draft-protokolli bilateral, Kovaçevski: S’ka kërkesa të reja, vetëm udhëzime
Kovaçevski me sqarim edhe për draft-protokolin bilateral mes Shkupit dhe Sofjes. Thotë se ky dokument s'ka kërkesa të reja, por vetëm udhëzime për negociatatat e mëtutjeshme mes dy vendeve.
“Nuk paraqet ndonjë marrëveshje të veçantë apo ndonjë gjë të re. Këta janë hapat e ardhshëm në lidhje me zbatimin e marrëveshjes dhe detyrimet e Bullgarisë dhe Maqedonisë.”, tha Kovaçevski.
Kontesti mes Sofjes e Shkupit, Marin: BE të sigurohet që situata të zgjidhet
Kryeministrja finlandeze Marin, në pres konferencën e përbashkët në Shkup me nikoqirin e saj kovacevski, me qëndrimin se BE duhet të sigurohet që kontesti mes RMV-së dhe Bullgarisë mos të ngelet i ngrirë. Sipas saj, Ballkani Perendimor duhet të jetë në agjendën e takimit të samitit të BE-së këtë javë.
“Këtë javë do të kemi mbledhje ku do të diksutohet për statusin e Ukrainës dhe Moldavisë dhe mendoj se është me rëndësi të diskutohet për situatën në Ballkanin Perendimor dhe të sigurohemi se të gjitha çështjet do të zgjidhen. Përgjegjësia jonë është të sigurohemi se nuk do të ketë më problem.”, tha kryeminstrja e Finlandës Sana Marin.
Dy kryeministrat kanë biseduar edhe për situatën në Ukrainë dhe pasojat në siguri si dhe për nevojën e unitetit të NATO-sa për integrimin e vendeve të reja në paktin euroatlantik.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
