Maqedoni

Gjuha e urrejtjes në platformat dixhitale: 40% e grave, viktima të dhunës në internet

20.06.2022 17:43

Platformat e mediave sociale janë kthyer në një hapësirë të favorshme për dhunën dixhitale...

Globalisht, 85% e grave raportuan se ishin dëshmitare të dhunës në internet dhe 40% ishin personalisht viktima. Për të parandaluar dhunën e mbrojtur viktimat, janë të nevojshme masa ligjore të shtuara dhe ndërgjegjësim.
 
“E drejta e trupit tuaj duhet të mbrohet ligjërisht edhe në hapësirën kibernetike. Jemi dëshmitarë të rasteve kur abuzohet me materiale të fotove dhe videove të shumë personave. E kur viktima përpiqet të fitojë betejën në mënyrë institucionale, drejtësia është e ngadaltë”, u shpreh bashkëshortja e presidentit Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska.
 
“Revolucioni dixhital ka krijuar me të vërtetë shumë mundësi pozitive, por edhe negative që kjo lloj dhune të arrijë drejtpërdrejt te familjet, drejtpërdrejt në dhoma dhe shkolla”, theksoi shefi i delegacionit evropian në vend Dejvid Gir.
 
“Vetëm nëse veprojmë së bashku mund të ndalojmë dhunën ndaj grave, fëmijëve dhe vajzave”, u shpreh koordinatore e përhershme e KB në vend Rosana Duxhak.
 
Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në Familje , ka një nen  për viktimat e dhunës , por ende ka nevojë për harmonizim me ligjet e tjera dhe zbatim.
 
“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk janë më çështje private dhe shteti përmes politikave gjithëpërfshirëse të integruara po punon seriozisht në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës. Në këtë drejtim janë krijuar 13 shërbime të specializuara për shqetësimin e grave dhe dhunës në familje në gjashtë rajone planifikuese”, theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska.
 
Ministria e resorit po përgatit një ligj të ri për barazinë gjinore i cili do të përmirësojë më tej mekanizmat për barazi gjinore në nivel lokal dhe kombëtar.
 
SEDAT SELIMI