Botë
Liban: Shpërthime vetvrasëse në Tripoli 9 të vrarë
11.01.2015 16:26
Në Tripoli të Libanit janë kryer dy shpërthime vetëvrasëse, me çrast të paktën 9 persona kanë humbur jetën mbi 30 janë plagosur...

Ushtria ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në një kafene, në një lagje të banuar me shumicë alavite.
Sipas zyrtarëve ushtarakë, sulmi i dytë ka ndodhur jashtë kafenesë, vetëm disa minuta pas të parit.
Dega e Al Kaedës në Siri, Fronti Al Nusra, ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Al Nusra ka thënë se sulmuesit vetëvrasës kanë qenë shtetas libanezë, të trajnuar në Siri.
Luftimet midis shumicës sunite në Tripoli dhe pakicës alavite, qe mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, viteve të fundit kanë shkaktuar shum viktima.
GYLTENE SINANI
