Maqedoni

Presidenti Pendarovski testohet për Kovid pas kontaktit me ministrin kroat Radman, rezulton negativ

20.06.2022 18:51

Presidenti Stevo Pendarovski u testua urgjentisht për Covid-19...

Presidenti Stevo Pendarovski u testua urgjentisht për Covid-19 pasi mori informacionin se ministri i Jashtëm kroat Gordan Grlic Radman doli pozitiv me koronavirus pasi kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës në Ohër javën e kaluar.
 
Nga kabineti i Pendarovskit thonë  se rezultati i testimit është negativ dhe se kreu i shtetit nuk ka shfaqur asnjë simptomë të virusit.
“Ju informojmë se presidenti Stevo Pendarovski është testuar për Covid-19, testi është negativ dhe nuk ka simptoma që do të tregonin për sëmundjen e koronavirusit”, thonë nga zyra e Presidentit.
 
Ministria e Jashtme e Kroacisë njoftoi sot se ministri Radman ka simptoma të lehta të sëmundjes, por ndjehet mirë dhe do të punojë nga shtëpia.