Botë
Protestë masive në Bruksel kundër shtrenjtimeve, kërkohet rritje e pagave
20.06.2022 19:25
Sindikatat e Belgjikës organizoi sot Ditën Kombëtare të Veprimit...

Sindikatat e Belgjikës organizoi sot Ditën Kombëtare të Veprimit, për të bërë thirrje për veprim në mbështetje të fuqisë blerëse dhe kundër kufizimit të pagave. Protesta organizohet nga sindikatat e krishtera, socialiste dhe liberale në mbështetje të pagave më të larta sepse sipas tyre, “gjithçka është shtrenjtuar”.
Sipas organizatorëve, në protestë kishte 80,000 pjesëmarrës, sipas policisë, ishin 70 mijë.
Shërbimet e autobusëve, tramvajit dhe metrosë u ndërprenë. Dhe si rezultat i Ditës Kombëtare të Veprimit në Belgjikë, në aeroportin e Brukselit janë anuluar të gjitha 233 fluturimet dalëse e u lejuan të aterojnë vetëm një në katër avionë.
Aeroporti mori vendimin e tillë sepse nuk mund të garantohej siguria e pasagjerëve, pasi shumica e stafit të sigurisë së aeroportit janë në grevë.
Aeroporti i Brukselit u ka bërë thirrje pasagjerëve që të mos vijnë në aeroport dhe të ri-prenotojnë fluturimet përmes linjës së tyre ajrore. Greva po prek rreth 300,000 pasagjerë.Fluturimet e mallrave nuk po përjetojnë ndërprerje.
