Maqedoni

Kallëzim penal ndaj 41 vjeçares nga Shkupi, falsifikoi patent shoferin

20.06.2022 19:48

Një 41 vjeçare nga rrethina e Shkupit dyshohet se ka kryer falsifikim të dokumentit...

Një 41 vjeçare nga rrethina e Shkupit dyshohet se ka kryer falsifikim të dokumentit, konkretisht lejes së drejtimit të automjetit. Rastin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
 
“Personi me inicialet N.I. (41 vjeçare) nga fshati Kondovë, Shkup, ka pranuar kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit” nga neni 378 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
 
Policia bën me dije se qytetarja me iniciale N.I. edhe pse nuk kishte kaluar në provimin e patent shoferit për kategorinë B dhe nuk kishte leje për automjet, kishte marrë dhe përdorte leje drejtimi të falsifikuar për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë B.
 
41-vjeçarja ka marrë kallëzim penal.