Botë

Rrëzohet një helikopter në North Yorkshire të Britanisë, dy të vdekur

20.06.2022 20:11

Një helikopter është përplasur në një fushë në një fshat të North Yorkshire në Britaninë e Madhe...

Një helikopter është përplasur në një fushë në një fshat të North Yorkshire në Britaninë e Madhe dhe deri tani raportohet për dy të vdekur.
 
Shërbimet e urgjencës janë në vendin e incidentit në rrugën Bentham, afër Burton në Lonsdale, tha Policia e Yorkshire-it të Veriut, sipas Sky News.
 
Ngjarja ka ndodhur pak para mesditës dhe njerëzve u është kërkuar që të shmangin zonën. Burton është një zonë bujqësore pranë kufirit me Lancashire dhe Cumbria.
 
Shërbimi i Ambulancës në Yorkshire tha se “dërgoi një numër burimesh në vendngjarje”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
 
Shërbimi i Ambulancës Ajrore të Yorkshire gjithashtu mori pjesë në ngjarje./Top Channel