Botë

I vihet zjarri selisë së një gazete gjermane

11.01.2015 16:31

Policia në Gjermani ka arrestuar dy persona, të dyshuar ti kenë vënë zjarrin një gazete që ka ribotuar karikaturat e javores satirike franceze, Çarli Hebdo...

Autoritetet kanë thënë se dy të rinjtë janë arrestuar pranë ndërtesës së gazetës Hamburger Morgenpost, pasi janë ndezur alarmet e zjarrit rreth orës 2 të mëngjesit.

Drejtues te Gazetes Hamburger Morgenpost ka thënë se sulmi ka shkatërruar disa dosje në arkivin e saj, por nuk ka plagosur askënd, pasi në at moment në lokalet e gazetes nuk ka qenë askush.

Ndersa sot forca të shtuara të sigurisë janë vendosur pranë gazetave të tjera gjermane, të cilat kanë ribotuar karikaturat e Charlie Hebdo, një ditë pas masakrës së 12 personave në zyrën e kësaj gazette në Paris.

GYLTENE SINANI