Maqedoni

BGNES: Marrëveshja e dakorduar nga komisioni të zbatohet

20.06.2022 20:24

Agjencia bullgare BGNES, e cila shpeshherë pasqyron qëndrimet e Sofjes zyrtare në mosmarrëveshjen me Maqedoninë...

Agjencia bullgare BGNES, e cila shpeshherë pasqyron qëndrimet e Sofjes zyrtare në mosmarrëveshjen me Maqedoninë, ka publikuar një protokoll, përkatësisht detaje të propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve.

Protokolli përmban detyrimin për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, për ti hequr nga pakica maqedonase dhe për të nderuar bashkërisht figurat historike për të cilat do të arrihet marrëveshje nga komisioni historik. Dokumenti, siç raporton agjencia, është punuar në fillim të qershorit.

Një pjesë ishte një pasqyrë e asaj që është bërë deri më tani dhe e dyta për atë që duhet bërë në të ardhmen. Kërkesat u ndanë në dy faza, afatshkurtra dhe afatgjata, shkruan BGNES. Dokumenti specifikon se ajo që është rënë dakord nga historianët duhet të zbatohet në praktikë.

Si shembull jepet Mbreti Samoil dhe thuhet se monumentet që mbajnë emrin e tij duhet të ndryshohen,gjithashtu edhe mbishkrimi në kalanë e Samuelit në Ohër.

Nuk përmendet Goce Dellçevi, Kryengritja e Ilindenit dhe VMRO-ja historike. Nga MPJ e Maqedonisë nuk ka asnjë shpjegim, konfirmim apo mohim të kësaj përmbajtjeje.