Botë

Marsh kundër terorizmit në Paris

11.01.2015 17:25

Kryeminsitri Britanik Dejvit Kameron, Kancelarja Gjermane Angela Merkel, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu...

Kryeminsitri Britanik Dejvit Kameron, Kancelarja Gjermane Angela Merkel, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, por edhe Kryeminsitri Shqiptarë Edi Rama dhe Presidenjta e Kosovës Atifete Jahjaga kanë qenë në mesin e 50 liderëve botërorë në marshimit historik kundër terrorizmit në Paris.
 
Mediat njoftuan se  Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas ndodhej vetëm disa metra larg nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Marshimi kundër terrorizmit dhe për lirinë, me pjesëmarrjen e krerëve botërorë nisi në sheshin ”Republika” dhe deri te sheshi I Kombit të gjitha rrugët ishin të mbushura me njerëz që u vlkerëlsua të kenë arritu në njëmiljon qytetarë.  
 
”Drejtuesit ndërkombëtarë dhe zyrtarët e lartë politikë francezë mbajtën një minutë heshtje gjatë marshimit. 
 
Presidenti, François Hollande paraprakisht ka takuar një nga një të gjithë drejtuesit e huaj dhe përfaqësuesit e instancave të larta shtetërore. Hollande, ka thënë se Parisi është sot “kryeqyteti i botës”.
 
Për sigurinë e marshit u kujdesën rreth 2 mijë e 200 policë dhe ushtarakë. Ndërkohë Mbi 10 mijë  njerëz kanë marshuar në Bruksel, në njërin nga tubimet më të mëdha jashtë Francës, për të shprehur solidaritetin me viktimat e sulmeve terroriste në Paris. Marshimi ka nisur në të njëjtën kohë si edhe tubimi masiv në Paris.
 
Marshuesit kanë mbajtur pankarta me mbishrkime “Të bashkuar kundër urrejtjes” dhe “Liria e shprehjes”.
 
GYLTENE SINANI