Maqedoni
Pahor: Ajo që po e bënë Bullgaria është e padrejtë, duhet zgjidhje e përbashkët
21.06.2022 11:17
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor e ka cilësuar si të padrejtë bllokimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut...

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor e ka cilësuar si të padrejtë bllokimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Pahor thotë se të dy palët duhet të gjejnë njëzgjidhje të përbashkët e cila do të kënaqte edhe Bullgarinë edhe Maqedoninë e Veriut.
“Unë kam përvojë timen me bllokim dhe zhbllokim. Ne vendosëm, për shkak të çështjes së kufirit, të vendosim bllokadë të negociatave me Kroacinë. Unë u përpoqa të kuptoj problemet e kroatëve, ata tentuan të kuptojnë problemet e sllovenëve dhe gjetëm një mes. Sllovenët insistuan në besimin te karoatët se do të respektojnë premtimin që e dhanë dhe unë e hoqa bllokadën. Mendoj se diçka të tillë duhet të ndodhë edhe tani. Në këtë rast, Bullgaria duhet t’i besojë Maqedonisë së Veriut, se disa gjëra do t’i zgjidhë në frymën e përbashkët, ta heqë bllokadën dhe Maqedonia e Veriut të mund të ecë përpara në rrugën evorpiane. Më pas me dialog, të zgjidhen disa çështje ashtu siç duhet.”, thotë Pahor.
Sa i përket çështjeve si identiteti, gjuha dhe historia e përbashkët, ai thotë se ato janë gjëra të ndjeshme dhe nuk mund të zgjidhen thjesht me një bllokadë.
“Gjithnjë kam thënë, problemi qëndron te të dy palët por tani them jo, problemi qëndron vetëm te pala bullgare. Shpresoj se Brukseli do t’i bëjë presion Sofjes të heqë dorë nga kjo bllokadë. Por, vështirë e kam që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kaq sa vite presin dritë të gjelbër nga BE-ja, por kjo e fundit nuk mund të mbajë premtimin që e dha dhe kjo ulë autoritetin e Unionit.”, thotë Pahor në intervistën për Zërin e Amerikës.
