Maqedoni
Seancë e rregullt e 54-t e Qeverisë
21.06.2022 11:23
Qeveria e RMV-së sot do ta mbajë seancën e rregullt të 54-t...

Qeveria e RMV-së sot do ta mbajë seancën e rregullt të 54-t. Në këtë seancë do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtjen e konsumatorëve si edhe informacioni për nevojën e përgatitjes së ligjit për praktikat e padrejta tregtare, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë.
Para ministrave, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do të gjendet edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Për konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, që do të fillojë në orën 12:30, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.
