Botë
Punonjësit duan rritje pagash, anulohen fluturimet në Bruksel, bllokohen trenat në Angli
21.06.2022 11:31
Rritja e çmimeve dhe mospërballimi i kostos së jetës ka bërë që të nisin protestat e para nga punonjësit e shërbimeve publike në Evropë....
Rritja e çmimeve dhe mospërballimi i kostos së jetës ka bërë që të nisin protestat e para nga punonjësit e shërbimeve publike në Evropë.
Të hënën aeroporti i Brukselit, më i madhi në Belgjikë, anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara për t’u nisur këtë të hënë për shkak të një greve të rojeve të sigurisë që kërkonin rritje të pagave.
Administrata e aeroportit njoftoi se janë anuluar gjithsej 232 fluturime, në një masë që prek rreth 30,000 pasagjerë.
Edhe Britania e madhe po përballet me grevën më të madhe hekurudhore në 30 vjet këtë javë, me dhjetëra mijëra punonjës kërkojnë rritje pagash për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
Më shumë se 50,000 punonjës të transportit hekurudhor do të zhvillojnë një grevë të martën, të enjten dhe të premten, lëvizje që sindikatat e shohin se një verë protestash që do të pasojë me mësuesit, mjekët dhe madje edhe avokatët.
Ekonomia e Britanisë fillimisht u ringjall fuqishëm pas pandemisë, por një kombinim i mungesës së fuqisë punëtore, ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit, inflacionit dhe çështjeve të tregtisë pas Brexit ka sjellë shqetësime për një recesion.
