Maqedoni
MPB: Kujdes! Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë zjarr me pasoja të rënda
21.06.2022 11:52
Pas paraqitjes së temperaturave të ditëve fundit, dukshëm më të larta dhe paralajmërimeve se në ditët në vijim...

Pas paraqitjes së temperaturave të ditëve fundit, dukshëm më të larta dhe paralajmërimeve se në ditët në vijim ato do të rriten akoma më shumë, në masë të madhe u rritën edhe rreziqet potenciale për shpërthim të zjarreve. Prandaj MPB bën apel për kujdes gjatë lëvizjes në fusha dhe në pyje, të mos digjen mbeturina dhe bar i thatë dhe të mos hidhen cigare të pashuara.
“Krahas kësaj, ata që qëndrojnë në vende kampimi, të përmbahen nga ndezja e zjarreve, të cilat shpejtë mund të marrin hov dhe të zgjerohen përreth, e me atë të shkaktojnë edhe pasoja materiale dhe të tjera të përmasave të paimagjinueshme. Gjithashtu, në ambient të hapur të mos lihen shishe të xhamit apo gjëra të tjera, të cilat, të ekspozuara gjatë ndaj diellit, mund të shkaktojnë zjarr”, thuhet në kumtesëne MPB-së.
